Publikohet videoja e momentit kur policia arrin të bllokojë një të ri, 22-vjeç që lëvizte me një “Range Rover” në Kamëz, pasi kishte përplasur një kalimtar në Kodër Kamëz.
Në video tregohet momenti kur efektivët e policisë flasin në telefon me eprorët e tyre dhe sqarojnë se kanë arritur ta kapin shoferin problematik në afërsi të Unazës së Re.
Pas kontrollit në mjetin e E. Gj., policia gjeti edhe një sasi lënde narkotike. Blutë e kryeqytetit konstatuan gjithashtu se “i forti” që la një person të shtrirë në rrugë, pa i dhënë ndihmën e parë, ishte edhe nën efektin e alkoolit.
No comments:
Post a Comment