Dy shqiptarë janë arrestuar dje nga karabinierët e Monza-s në Itali, një prostitutë dhe tutori i saj.
Ata akuzohet për tentativë zhvatje, si dhe forma të ndryshme shantazhi ndaj klientëve të shqiptares, e cila kontaktohej përmes një sajt eskortash, raportojnë mediat lokale.
Gjatë raportit, (në banesat e klientëve me çmimin 500 euro) ajo shkrepte fotografi fshehurazi klientëve. Foto, të cilat i përdorte për të shantazhuar klientët, të cilëve u kërkonte para.
Nëse klientët dëbonin shqiptaren para konsumimit të raportit, sepse nuk ishin të kënaqur nga paraqitja e saj, (pasi në sajt shqiptarja nuk publikonte foto të saja), hynte në lojë tutori me kërcënimet e tij.
Pikërisht për një nga këto situata, karabinierët ndërhynë mbrëmjen e djeshme, pasi u telefonuan nga një klient i cili kishte refuzuar të bënte seks me vajzën.
Efektivët ndërhyjnë teksa tutori përpiqej të hapte derën e banesës së denoncuesit.
Nga verifikimet e bëra nga agjentët, u zbulua se në celularin e shqiptares kishte një listë prej rreth 500 klientësh, mes të cilëve edhe personave që e kishin pësuar më herët.
Çifti, dy shqiptarë 30-vjeçarë ishin arrestuar edhe më herët për një episod të ngjashëm në Milano.
No comments:
Post a Comment