Ilir Meta jep dorëheqjen nga drejtimi i LSI, ja kush e zëvendëson - TV Kopliku

Latest

Saturday, April 29, 2017

Ilir Meta jep dorëheqjen nga drejtimi i LSI, ja kush e zëvendëson



nga V.Prendi (29/04/2017 ora 10:55)
Kryeparlamentari Ilir Meta, presidenti i ri i vendit zgjedhur dje me 87 vota nga Kuvendi i ka dhene fund dilemave
Ne nje konference per media nga kryesia e Kuvendit ai ka njoftuar se jep doreheqjen nga kreu i LSI dhe nga te gjitha funksionet brenda partise.
“Detyrimet e mia si President fillojnë më 24 korrik, deri atëherë mund të vijoj të gjitha angazhimet e mia politike dhe institucionale. Do vijoj të jem Kryetar i Kuvnedit të Shqipërisë deri në ditën e betimit si President i vendit, do jap dorëheqjen para betimit. Të enjten e ardhshme është seanca e fnsdit plenare, do vijoj të jem në këtë detyrë deri para betimit si Presidnet. Edhe pse mund të vazhdoj të jem kryetar i LSI deri më 23 korrik, kam vendosur që sot në mbrëmje pas përfundimit të listave të heq dorë nga ky fiunkson dhe të gjitha funksionet drejtuese.
”Po kështu nga dita e sotme, unë çlirohem nga çdo lloj raporti partiak me PS dhe drejtuesit e saj lidhur me raportet midis koalicionit, pasi të gjitha këto kompetenca do i kalojnë zotit Vasili dhe forumeve drejtuese të LSI. Natyrisht që këto veprime janë në respekt të postit të Presidentit të Republikës të cilin do të kem nderin të përfaqësoj nga 24 korriku në të ardhmen, por sigurisht që bëhen dhe për të rritur angazhimin tim brenda të gjitha mundësive që unë kam, në bashkëpunim me presidentin Nishani dhe me opozitën do të dëshiroja, me kryeministrin, me drejtues të tjerë për të kontribuar që vendi sa më shpejt të ketë një proces tërësisht normal dhe gjithëpërfshirës zgjedhor", tha Meta.

No comments:

Post a Comment