Kryetari I LR-PDSH-së Zijadin Sela gjendet në rrezik jete pas sulmit nga ana e protestuesve që uzurpuan Parlamentin. Marrim vesh se nga lëndimet e rënda që ka marrë, Sela po lufton me jetë, kurse ende nuk mund të nxirret nga ndërtesa e Kuvendit për të marrë ndihmën e nevojshme.
Ambasadorët e huaj në vend kanë bërë apel tek të gjithë palët që të përmbahen nga retorika nxitëse.
Unë jam ambasadori i Suedisë dhe ambasadori më i moshuar kështu flas në emër të të gjithë kolegëve të mi. Kjo është absolutisht e papranueshme. Është koha për dialog dhe jo për dhunë. Apelojmë deri tek të gjitha palët që të përmbahen nga retorika nxitësi derisa policia të vendos rendin në vend -deklaroi ambasadori suedez.
Një numër i madh amabsadorësh u mblodhën për të dhënë deklaratë lidhur me situatën e krijuar në vend. Në mesin e ambasadoreve shihen ambasadori i Britanisë, Hollandës, SHBA-së, Gjermanisë, e të tjerë.
Në Kuvend vazhdon ngujimi. Për shkak të sigurisë gazetarët nuk tregojnë se ku ndodhen por janë në pritje të një sinjali se kur do jetë sigurte që të dalin.
Protestuesit arritën t’i thyejnë të gjitha dyert dhe arritën të hyjën aty ku ndodhej shumica e re parlamentare dhe gazetarët. Zaev dhe truproja e tij janë më të lënduar nga të gjithë ndërkohë mësohet se edhe kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami dhe ai i LR-PDSH-së, Zijadin Sela janë në mesin e atyre që janë më së shumti të lënduar. Ka shumë të lënduar megjithatë për shkak të gjendjes kaotike nuk dihet numri i saktë të lënduarve./ Gazeta Lajm
No comments:
Post a Comment