Më herët Xheni e detyroi Benardin që të hante vetëm gjysmën e pjatës. Por edhe pse ka ende shumë uri, atij nuk i ka ardhur mirë që Xheni i ka dhënë vetëm një nga biskotat që kishte marrë që ai ta hante dhe sipas saj ai hodhi qëllimisht në plehra.
Edhe pse Fotinia dhe Danjeli janë mundur ta qetësojnë Xhenin duke i thënë se i ra nga dora, ajo këmbëngul se ai e hodhi qëllimisht.
As Benardi nuk e mohon ta ketë hedhur qëllimisht, por i ofenduar thekson se ajo ia dha njësoj sikur t’ia jepte një qeni.
Xheni, e cila duket se është mërzitur si nga gjesti, por edhe pretendimi i Benardit, shprehet se ia dha me zemër biskotën e që nuk kishte si qëllim ta trajtonte si qen.
Ashtu siç edhe jemi mësuar, marrëdhënia Xheni-Benard është pak të thuhet që është e komplikuar.
Pasi janë zënë Xheni nuk ia shpreh ndjenjat e saj vetëm Benardit, por ia thotë edhe Fotinisë se çfarë ndjen për djalin nga Laçi.
“Jemi pajtuar. Nuk e imagjinon dot se sa e shumë e dua Benardin. Se kam menduar kurrë që do të ndihesha kështu brenda në shtëpi”, i thotë Xheni, Fotinisë, duke shtuar se ato të dyja kanë diçka të përbashkët në shtëpinë e “Big Brother”.
No comments:
Post a Comment