Fituesja e ‘Big Brother4’ zbulon prapaskenat e produksionit për çmimin e madh - TV Kopliku

Latest

Wednesday, May 10, 2017

Fituesja e ‘Big Brother4’ zbulon prapaskenat e produksionit për çmimin e madh


Ish-banorja e ‘Big Brother’ zbulon prapaskenat e produksionit për çmimin e madh
Janë në garë për 100 mijë euro, para që do t’i fitojë vetëm një nga çiftet që është ende në lojë, brenda shtëpisë së “Big Brother”.
Konkurrentët e këtij edicioni kanë luajtur ashpër, që në ditët e para të tij. Konflikte, debate, flirte, “tradhti” përbëjnë panoramën e “Big Brother 9”, që sfidon denjësisht telenovelat.
Se kush do t’i fitojë këto para ende nuk dihet, megjithatë një nga ish-banoret e “Big Brother” ka lënë të kuptohet se kushdo të fitojë duhet t’i harrojë 100 mijë eurot.
Fituesja e “Big Brother 4”, Ermela Mezuraj ka komentuar në rrjetet sociale, ku është shprehur mjaft e irrituar për eliminimin e Damianos, ndërsa ka nënkuptuar se ajo nuk ka marrë 100 mijë euro nga “Big Brother”, ashtu siç ishte thënë publikisht asokohe.
“100 mijë euro? Ku? Seriozisht? Nuk dija gjë. Bigu me atë që i bënë të shtunën Damianos m’I kanë çuar nervat. Argumentet? I tha Olti Curri të dielën”, shkruan Ermela, e cila mbrëmjen e së shtunës sulmoi produksionin teksa shkruante, “Fuck Big Brother”.



No comments:

Post a Comment