Sekretet e sezonit të ri: Kur mbaron ‘Fate të kryqëzuara’ dhe çfarë do të shihni pas (Foto) - TV Kopliku

Latest

Monday, May 8, 2017

Sekretet e sezonit të ri: Kur mbaron ‘Fate të kryqëzuara’ dhe çfarë do të shihni pas (Foto)


Vetëm pak ditë pasi ishte i ftuar në një konferencë ndërkombëtare në Izmir, Turqi, nga televizioni i madh TRT, drejtori i programacionit në Tv Klan, ka ardhur me energji të reja edhe për sezonin e ri në ekranin që prej vitesh tashmë, ka pjesë të suksesit edhe serialet dhe dramat turke. “Gumush”, guximi i parë me të cilin Berti fitoi besimin e një publiku që i do dramat dhe ngjarjet sociale, ishte vetëm fillimi për të vijuar më tej edhe me shumë të tjera, vit pas viti edhe më të ndjekura.

I ftuar këtë pasdite në “Rudina”, në TV Klan, Berti ka rrëfyer më shumë për udhëtimin e fundit në Turqi ku u takua edhe me një pjesë të protagonistëve të serialeve që po transmetohen në Klan, por ka zbuluar edhe më shumë për seritë që do të fillojnë të transmetohen në këtë ekran në fillim të sezonit të ardhshëm. Duke ndarë me publikun disa prej momenteve të këtij eventi, Berti tha se Shqipëria është renditur si një prej vendeve që i ndjek dhe i do shumë serialet turke: “Janë rreth 15 seriale turke që janë transmetuar deri tani në Tv Klan, duke filluar që nga “Gumush” në vitin 2011, të cilat janë pritur mjaft mirë dhe kanë dominuar orën në të cilën janë shfaqur në ekran. Por edhe të tjerë si “Halili dhe Meneksheja”, “Guzey Guney”, “Dashuri e ndaluar”, “Diamante dhe dashuri” etj., kanë qenë po ashtu ndër serialet më të ndjekura nga publiku…” – thotë Berti duke veçuar se sidomos Ezeli ka qenë seriali që ka fokusuar pranë ekranit edhe gjininë mashkullore: “Ezeli ndiqej edhe në pikat e basteve…”





I pyetur se cili ka qenë seriali i tij i preferuar, si pothuaj të gjithë shqiptarët që e kanë ndjekur, edhe ai nuk e përjashton veten nga Ezeli, por edhe “Kuzey Guney” mbetet ndër të preferuarit e tij, edhe sepse kanë një natyrë më mashkullore: “Unë kam pëlqyer shumë Kuzey Guney dhe Ezelin, sepse janë më mashkullore, por të gjithë kanë qenë të mirë…”
Ndërsa seriali më i ndjekur aktualisht në Tv Klan, sipas shifrave, është “Fate të kryqëzuara”: “Seriali më i suksesshëm, dominues në fashën e orarit në të cilin transmetohet është “Fate të kryqëzuara”. Më vjen mirë që është i pari sa i përket konkurrencës, sepse ka brenda shumë dramë, është një realizim shumë i mirë. Tani është në sezonin e tij të tretë dhe pritet të përfundojë në shtator: “Menjëherë pas tij do të vijë në Tv Klan, besoj nga fundi i shtatorit, “Xhezuri dhe e bukura”, protagonistë dy aktorët më të përfolur në Turqi. Seriali ka nisur në Turqi në muajin nëntor dhe vazhdon xhirimet…”
Pas kësaj risie që mezi pritet nga publiku, Berti tregon se Tv Klan ka blerë edhe “Sulltanesha Kosem”, një dramë tjetër e suksesshme në Turqi, që vjen pas Sulejmanit të madhërishëm, me aktore kryesore Beren Saat. Por në Klan Plus, shton më tej drejtori i programacionit, do të vijë edhe “Të infiltruarit” – një superprodhim i po të njëjtit produksion që ka realizuar serialin e famshëm “Ezel”./Class/

No comments:

Post a Comment