26 vite pas largimeve masive me varka (e mbani mend filmin “L’America” të Gianni Amelios?), vendi ballkanik rritet me ritëm shastisës. Një rilindje që na intereson shumë ne italianëve. Mes entuziasmit dhe ndonjë kontradikte
Sepse Shqipëria është kështu. Bujare dhe pakëz dinake. Dinamike, por edhe e vëmendshme për kohën e vet (një kafe duhet që të pihet ulur në tavolinë, edhe për gjysmë ore, avash-avash). Hiperteknologjike (shumica e shqiptarëve kanë dy telefona) e megjithatë e kapur fort pas traditës dhe zakoneve, aq sa është detyrim të asistosh të paktën në një martesë tipike: mund të zgjasë edhe pesë ditë, pas banketit të shtunën dhe të dielën (i pari organizuar nga familja e saj, i dyti nga familja e tij), muzikë pop-folklorike
Revista më prestigjoze italiane dedikuar turizmit, “Dove”, ka botuar në numrin e saj më të fundit, një speciale me disa artikuj për Shqipërinë. Përmes theksit të vënë tek progresi i bërë në dy dekadat e fundit, por edhe kontradiktave shumë interesante, që kanë bërë 20 mijë italianë ta zgjedhin tashmë si “atdheun e dytë”, Dove fton lexuesit e saj, fanatikë të turizmit, që të mos e humbasin shansin për të vizituar Shqipërinë. Aty ku nuk do të mbeten kurrësesi të zhgënjyer.
Progresi bëhet çdo herë prej detajeve. Dhe historia me episode në dukje jo të rëndësishme. Kështu, kur pak vite më parë rrugët e qyteteve filluan të kenë një emër, shumë pak njerëzve iu duk ndonjë gjë kushedi çfarë. Ngahera ishin mësuar me adresa si “shtëpia e Z. Rossi, që është përballë ish komisariatit të policisë dhe në krah të bankës”. E pamundur të dërgoje postë. Deri kur në kryqëzime u shfaqën tabelat. Në qytete si Kavaja, 40 kilometra larg nga Tirana, “rruga që të shpie tek kasapi” është sot rruga e Tabakëve, ajo që “të shpie tek fusha sportive” është Taulantia. Edhe Google Maps, shërbimi i hartave online, është dashur të marrë parasysh evolucionin dhe të përditësojë topografinë e kësaj qosheje të botës.
Një kalim ky, që afron më shumë me perëndimin dhe Bashkimin Europian, Shqipërinë, e madhe pak më shumë se sa Siçilia, me një popullsi prej 2.88 milionë banorë. Pas dominimit otoman (pothuaj pesë shekuj), pas diktaturës komuniste (pothuaj pesëdhjetë vite), pas ikjes së dëshpëruar – me anije dhe në këmbë – të më shumë se një milion njerëzve në fillimin e viteve Nëntëdhjetë, pas kolapsit të 1997-ës për shkak të firmave piramidale, që premtonin norma interesi që nuk ishin parë ndonjëherë për paratë e depozituara, nëse nuk kishe në mendje të ikje bashkë me gjithë kursimet, sot vendi…/bot.al
No comments:
Post a Comment