Të gjithëve ndonjëherë, duke u ngutur, na ka ndodhur që të mos lahemi ose të mos bëjmë dush. Kjo gjithsesi mund të jetë e pakëndshme, mirëpo çfarë do të na ndodhte realisht nëse nuk do të lahemi 365 ditë?
Nuk është e vështirë të konkludohet që ajo nuk do të jetë aspak e këndshme, transmeton Telegrafi.
Kundërmimi
Bakteret e grumbulluara dhe lëkura e vdekur do të përziheshin me djersën dhe do të prodhonin erë të keqe.
Infeksionet
Gërvishtjet dhe prerjet, për shkak të sasisë së madhe të baktereve, do të mund të infektonin shumë shpejt.
Xhungat
Lëkura e vdekur, në pjesët më të yndyrta të trupit do të përzihej me yndyrat trupore. Kjo pastaj do të infektonte dhe do të shfaqeshin xhunga të ndryshme.
Sukrepi, inflamacione, kërpudhat
Inflamacionet dhe kruajtja, të cilat do të shfaqeshin, do të jenë shumë të dhembshme. Lëkura e vdekur midis gishtave të këmbëve do të jetë vend i përshtatshëm zhvillim të kërpudhave.
Kruajtja e kokës
Flokët do të gërshetoheshin, ndërkaq përzierja e yndyrave të tyre, lëkura e vdekur dhe ndotjet do të shkaktonin kruajtje të fuqishme.
Doktoresha Cameron Rokhsar, dermatologe nga Klinika e Nju-Jorkut Mt. Sinai Medical Center, thotë që njeriut në atë gjendje do të duhej rreth një vit që të kthehet në gjendje normale, derisa shërimi do të zgjaste disa javë. /Telegrafi/
No comments:
Post a Comment