Biden e lë të hapur mundësinë e kandidimit për president të Amerikës më 2020 - TV Kopliku

Latest

Sunday, April 30, 2017

Biden e lë të hapur mundësinë e kandidimit për president të Amerikës më 2020


Ish-zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, mund të jetë kandidat për president të Amerikës në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

Ai me stafin e tij ka filluar të planifikojë strategjinë brenda 18 muajve, në mënyrë që të vendosë nëse është në pozitë të mirë për të kandiduar për president, raporton ‘Politico’.
Biden do të ishte 77 vjeçar në zgjedhjet e ardhshme, por që ai do ta vlerësojë vetë nëse mund t’i bëjë ballë punës së presidentit.
Këshilltarët e Biden kanë deklaruar se në këto momente aktivitet e tij po bëhen vetëm për ta mbajtur premtimin që të qëndrojë afër Partisë Demokratike.
I pyetur gjatë zgjedhjeve se pse nuk ka kandiduar, Biden ka thënë: “Nuk kam ndonjë plan aktual, por nuk mund të them se nuk do ta bëj një gjë të tillë (në të ardhmen)”.

No comments:

Post a Comment